
Akuzë penale për të moshuarin që vrau qenin e fqinjit
SPB Struga ka ngritur akuzë penale kundër S.M. (83) nga fshati Misleshevë i Strugës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Siç sqarojnë nga MPB, më 02.11.2024, ai ka qëlluar me pushkë gjuetie, të cilën e posedonte me leje, ndaj një qeni gjuetie, pronë e D.P. nga i njëjti fshat, duke e vrarë atë