
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup për TV21 ka ndarë detaje të reja, zyrtare, për plagosjen me armë në Çair.
“Sot (02.12.2024) në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në SPB Shkup është denoncuar se tek ata me lëndime nga arma e zjarrit është sjell Xh.H. nga Shkupi, i cili sipas denoncimit, është lënduar në parkun në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë për TV21 nga SPB Shkup.