
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Suedi, ka takuar Sekretarin Shtetëror për BE, Christian Danielson.
“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ndërsa adresuam sfidat dhe mundësitë për integrimin e vendit në BE. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim, duke theksuar kontributin qenësor në implementimin e reformave kyçe të cilat forcojnë demokracinë dhe institucionet e vendit.
U pajtuam që duhet të thellojmë më tutje bashkëpunimin në arritjen e standardeve europiane dhe realizimin e aspiratave për anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar krytetari i Kuvendit, Afrim Gashi.