
Bekim Qoku
Ta zëmë se VLEN nuk ka takat e dije, siç u pretendua.
Megjithatë, pyetja më e frikshme është se çfarë ka bërë BDI me gjithë atë takat e dije të vetën përsa kohe qe në pushtet për votuesit e saj? Çfarë ka bërë për kombin e saj dhe për qytetarët në përgjithësi?
Edhe më e frikshme është pyetja se çfarë NUK ka bërë BDI me takatin dhe dijen, kur i dimë tmerret e mynxyrat që pësuan shqiptarët gjatë kohës kur mbështeste regjimin e Gruevskit?
Sepse e dimë sakaq shumë mirë se çfarë ka bërë kjo parti për familjarët e Ali Ahmetit dhe për një grusht individësh në krye të partisë.
Takati e dija janë instrumente. Varet në dorën e kujt janë dhe për çfarë i përdor, për të mirë apo për prapësi e punë të liga. Për çfarë i ka përdorur BDI, këtë e dimë. Ndërsa për VLENin është tepër herët për të bërë bilancin.