
Ish-kryeministri, azilanti në arrati, Nikolla Gruevski ka njoftuar se ka ndjekur ndeshjen e sotme të Maqedonisë në hendboll. Gruevski ka shfrytëzur lokacionin e zhvillimit të ndeshjes, për ta parë lojën drejtpërdrejt.
“Urime përfaqësueses së Maqedonisë në hendboll. 25:25 në Debrecen, në Kampionatin Evropian në Hungari, ndaj Turqisë me 45 herë më shumë popullsi, prap është sukses”, ka shkruar Gruevski.