
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga takimi me qytetarët në Strugë ka dërguar porosi deri te Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Hristijan Mickoski, që të mos prekin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse do ta komplikojnë më shumë situatën. Ai mes tjerash tha se nuk bëhet fjalë vetëm për 3 nene, por rrezikohet i gjithë ligji edhe pse sipas Selës, edhe tre nenet që apostrofohen janë shumë të rëndësishme nëse shfuqizohen!