
Ministria e Jashtme e Gjermanisë e dënon sulmin e mbrëmëshëm që ka ndodhur në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Në një postim në platformën X, ky institucion gjerman ka shpërndarë qëndrimin e Bashkimit Evropian ku e dënon gjithashtu sulmin në fjalë.
“Gjermania i bashkohet BE-së për ta dënuar me termat më të ashpër sulmin terrorist të djeshëm në infrastrukturën kritike të Kosovës”.
“Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ministria gjermane.