Kongresin e LSDM-së e ka komentuar Kryeministri dhje lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai dëshiron që LSDM-ja t`i ngjajë një opozite konstruktive, por sic tha, sipas emrave që mësohen nga mediat, nuk pret që socialdemokratat të ofrojnë cilësi të re në skenën politike.
“Duhet të pranojë se edhe për ne si Qeveri na duhet një opozitë cilësore dhe konstruktive, por nuk pres që Kongresi i LSDM-së diçka të ndryshojë. Do të vazhdojnë shpifjet e rrejshme, sajime, insinuata, politika të epsheve të ulëta, tema ditore politike, e jo vizione për të ardhmen. U rekomandoj të ristrukturohen dhe rikonstruohen dhe me program dhe në pjesën kadrovike, por sic e shoh, oferta është e dobët, koha do të tregojë nëse kam patur të drejtë. Kongresi më së miri e di se cfarë I duhet partisë, por dëshira ime është që LSDM-ja t`i ngjajë një opozite konstruktive që do të jetë vlerë e shtuar dhe do të inspirojë më shumë qytetarë në zgjedhjet e ardhshme” – tha Kryeministri Mickoski.