Nesër Ambasadori i Bashkimit Europian dhe Shef i Delegacionit Michalis Rokas dhe Michela Telatin, Drejtoreshë e Zyrës për Shumë Vende të UNOPS-it do të dorëzojnë gjashtë autobusë të rinj ekologjik Ndërmarrjes së Transportit Publik “NTP” të qytetit të Shkupit.
Këta autobusë shkaktuan polemika mes qytetit të Shkupit dhe ministrisë së ekologjisë, por nesër në ceremoninë e dorëzimit do të marrin pjesë Danela Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit dhe Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Deklarata për media me këtë rast do të kenë ambasadori i BE-së Rokas, Drejtoresha e Zyrës së UNOPS-it Telatin, Ministri Mexhiti dhe Kryetarja Arsovska.
Pas deklaratave do të vijojë prezantimi i autobusëve.
Bashkimi Europian i furnizoi gjashtë autobusët e rinj për nevojat e qytetit të Shkupit në kuadër të programit “EU4Clean Air” i financuar nga BE-ja, i cili menaxhohet nga UNOPS dhe përfshin edhe Manastirin, Kumanovën dhe Tetovën. Autobusët qarkullojnë me gaz natyror të kompresuar (CNG) dhe plotësojnë standardin EURO 6; reduktimi i emetimeve të CO2 (dioksid karbonit) do të kontribuojë në cilësinë më të mirë të ajrit në kryeqytet.
Kjo paraqet një hap të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për gjurmën e karbonit dhe sigurimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane. Flota e zgjeruar e autobusave të JSP-së është gjithashtu në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe standardet e cilësisë së ajrit në të gjithë Bashkimin Europian, e cila synon ulje të ndotjes në zero deri në vitin 2050 dhe të ndihmon në parandalimin e vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.
Çdo autobus ka kapacitet prej 98 udhëtarëve (69 në këmbë + 29 vende), duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar kështu më tej qasjen e tyre në shërbimet thelbësore dhe duke ofruar mundësi për transport publik të qasshëm dhe lëvizje të sigurt urbane.