Më datë 23.11.2024 rreth orës 20.30 në autostradën “Miqësia” në afërsi të fshatit Tabanovcë nga policia e Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migrim ka ndalur veturën “BMW” me targa regjistrimi Shkup, në pronësi të J. R. nga fshati Studeniçan. Shoferi është arratisur kurse në veturë janë gjetur nëntë emigrantë, nga të cilët 6 të moshës së mitur janë nga Irani, Iraku dhe Palestina dhe po merren masa për gjetjen e drejtuesit të veturës.