MËSUESET E POPULLIT SEVASTI DHE PARASHQEVI QIRIAZI DUHET TË VENDOSEN NË MESIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT?!
Bexhet Asani Sot në këtë ditë të Shenjtë të 22 Nëntorit shfrytëzoj rastin t' i drejtohem drejtorit të Muzeut te Alfabetit, në Manastir Nuer Arsllanit që 11 anëtarëve të Komisioit të Kongresit të Manastirit t' i shtojë edhe dy manekine me qëllim që të mos jenë të gjithë burra, por atyre burrave të shquar t' u shtohen edhe mesueset e Popullit Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi. Ndonjëri mund të thotë se ato nuk kanë qenë anëtare të Komisionit?! Po. Eshtë e vërtetë. Po ç' faj kishin ato që atë kohë femrat nuk kishin të drejtën e votës?! Ato ishin të lidhura ngushtë me punimet dhe vendimet e Kongresit.
Motrat Qiriazi përcillnin të gjitha seancat
qofshin ato plenare gofshin ato të fshehta. Vetëm pas disa muajve Parashqevi Qiriazi e botoi Abetaren e parë, të cilën do ta quaj “Abetare me shkronjat e bashkuara”. Ja pse këto mesuese pishtare duhet të jenë në mesin e anëtarëve të Komisionit. Rroj me shpresën që herën tjetër kur të vizitoj e të vizitoni ju të nderuar Muzeun e Alfabetit t’ i shikojmë edhe motrat tona Sevastinë dhe Parashqevinë, bashkë me ata burra të shquar sepse edhe ato ishin të shquara dhe ndihmuan me mish e me shpirt që sot të kemi këto 36 shkronja të arta.
Nju Xherzi, më
22 Nëntor 2024