
Sot me fillim në ora 09:00, në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Akademia Solemne me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar.
Fjalim do të mbajnë Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Ngjarja do të transmetohet në kanalin YouTube të Qeverisë.