SHKOLLA DHE DHUNA!
Shkolla është vendi i kreativitetit, ku jeta zhvillohet sipas normave të caktuara. Ajo është familja e dytë që kujdeset dhe edukon! Nxënësi i edukuar është model ideal, shembull për të tjerët ! Ai kujdeset për shokët edhe kur është i zemëruar! Fëmijët të edukuar nga prindërit e mirë, kuptojnë se edukata vlen më shumë se fama! Në shkollë fitohet dituria, në familje sjellja . Simbioza midis familjes dhe shkollës e reflekton unitetin e midis mendjes dhe përgjegjsisë .
Dhuna është shkelje brutale e lirisë. Dhuna shprehet në formën e sjelljes verbale ose joverbale e kryer një herë ose disa herë, me efekt të rrezikimit të mundshëm ndaj shëndetit fizik dhe psiqik. Dhuna e vazhdueshme është përpjekje për diskreditimin e dinjitetit të personalitetit të një fëmije, ose në raste të caktuara të mësuesit . Dhuna sjell konflıkte. Konflıktet sjellin padurim, keqkuptime, humbje, grindje, zemërime, urrejtje, pasiguri, frikë. Dhuna prej drejtësisë krijion padrejtësi, prej personit modest krijon rebel! Aktorët e dhunës fajin e kërkojnë te tjetri. Kur mbyllen dyert për gabimet e dhunuesve ato bëhen edhe më dhunues! Fëmijët e abuzuar e fitojnë komplesin për pavlershmërinë e tyre,izolohen duke mos e ndier vlerën e jetës nga ndjenja e inferioritetit. Mirësjellja duhet të jetë ideal, në të gjitha shkollat. Abuzohen zakonisht fëmijët e urtë, introvert dhe të sinqert,fëmijët nga familjet me gjendje jo të mirë ekonomike! Aktorët e dhunës gëzohen kur u shkaktojnë dhimbje të tjerëve. Taktika e tyre është ti bëjnë sa më fatkeq bashkëmoshanikët. Këtë taktikë e kanë fëmijët me sjellje sadistike, agresiv dhe hiperaktiv! Fëmijët nuk mund të zhvillohen, pa e respektuar rregullën e “ artë” se sjellja e mirë është masë për vlerën e njeriut! Fëmijët mësojnë , edhe duke gabuar, por përmirsohen duke u kritikuar! Shuplaka e prindit është dhurata më e çmuar për fëmijën! Një shuplakë në kohën e duhur vlen sa njëqind mësime! Me dënime dhe shpërblime fëmija e kupton të lejueshmen dhe të ndaluarën!
Dhuna lëndon, por indiferenca e prindërve sakaton! Fëmijës nuk duhet ti jepen vetëm këshilla të mira, por ti ofrohen edhe shembuj të mirë. Çdo prind duhet ta edukoj veten e vet, që ta edukojë fëmijën. Nëse prindërit i hapin dyert për plotësimin e të gjitha dëshirave të fëmijës, ato dyer vështirë do të mbyllen!