
Me datë 19.11.2024 rreth orës 18:00 në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, policia e Tetovës janëka arrestuar pesë persona: N.S.(23), L.R.(23), M.Z.(18), S.I.(27) dhe A.Sh. (19), të gjithë nga Tetova, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 450 gramë marijuanë. Ata gjatë ditës së sotme me kallëzim penal përkatës i janë dorëzuar prokurorit kompetent, ndërsa gjyqtari në procedurë paraprake u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Personat janë dorëzuar në Burgun e Shkupit.