Sekuestrohen dhe asgjësohen 366 kilogramë mish dhe produkte mishi në një restorant në Ohër

A selection of raw beef in a refrigerated counter.

Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) gjatë zbatimit të mbikëqyrjes së rregullt më datën 18 të këtij muaji në Ohër, nga një objekt hotelerie kanë sekuestruar dhe asgjësuar ushqime të pasigurta (mish dhe produkte të mishit) në sasi të përgjithshme prej 366 kilogramë.

Me kontrollin, siç informon sot AUV, përveç ushqimeve të pasigurta, janë konstatuar edhe mospërputhje në lidhje me higjienën tek ky operator ushqimor.

“Për lëshim në qarkullim të ushqimit të pasigurt, operatori është dënuar me gjobë prej 1.000 euro në kundërvlerë të denarit dhe 400 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës në personin juridik. Në lidhje me konstatimet e mospërputhjeve sa i përket higjienës, ai është dënuar edhe me të njëjtën masë gjobë”, thuhet në njoftimin nga AHV.