
Dy të rinj janë vrarë në dy raste të ndara në Tiranë brenda 24 orëve.
Fillimisht një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Policia ka njoftuar të martën për arrestimin e të dyshuarit.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim të Policisë.
Ndërsa gjatë mbrëmjes, një 28-vjeçar u vra me plumb në kokë dhe gjoks, sipas raportimeve në Tiranë. Siç ka shkruar “tch”, viktima është djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda Fran Prendi.