Muhamet Borova
PRITJET NGA QEVERIA E RE !
Çdo qeveri për ta fituar besimin e qytetarëve,duhet ta respektoj interesin e përgjithshëm shoqëror! Qeveria mundet të jetë burimi i energjisë për ndryshime cilsore, vetëm nëse ka energji brenda saj. Bujaria dhe fisnikëria duhet të jenë virtytet e çdo kryeministri që e njeh shpirtin e popullit. Politikanët që mendojnë për popullin,nuk e jetojnë jetën e tyre ,por e jetojnë jetën e popullit! Me këtë empati politike politikanët lidhen me popullin duke e fituar simpatin së tyre! Kur fitohet simpatia e popullit kemi qeveri funksionale! Deklaratat e politikanëve nuk duhet të jenë deklarata konaku, por deklarata për frymën e re politike! Grupet etnike që jetojnë me paragjykime, paraqesin pengesë për krijimin e shoqëris së shëndoshë! Asnjë forcë nuk është më e madhe si shteti juridik që e respekton dinjitetin e popullit! Respektimi i dinjitetit popullor duhet të jetë ideali i koalicioneve partiake për realizimin e premtimeve parazgjedhore! Premtimet partiake bëhen ëndrrat e votuesit. Ëndrrat e votuesit janë si pallate mermeri ! Kur votuesi është i zhgënjyer, pallati bëhet kasollë prej kashte. Gjatë gjithë këtyre viteve të demokracisë është jetuar me iluzionet e premtimeve të parealizuara! Çka duan qytetarët nga ekzekutivi? Duan të kenë një jetë të lumtur, të kenë një punë të sigurtë, të kenë standard të mirë, fëmijë të punësuar, një shtet evropian të pa stigmatizuar! Qytetarët e dinë se jeta në asnjë shtet nuk është fushë me trëndafila, por nuk mund të jetë çdo herë edhe fushë me gjemba. Premtimet e parealizuara çojnë në qeverisje problematike. Kur problemet nuk zgjidhen,problemet bëhen më problematike! Qeveria duhet ti hapë dyert e punësimeve për ti kthyer shpresat e humbuara. Qeveria e re duhet ta zbulojnë kiminë e ndienjave të qytetarëve. Të plotësohen premtimet për punësimin e rinisë, që të rinjtë ta jetojnë jetën evropiane në vendlindje! Kur pritjet nga qeveria plotësohen, qeveria në sytë e popullit duket më e madhe.Plotësimi i premtimeve bëhet “eliksir” për jetën e lumtur. Qytetarët meritojnë ta marrin atë që u është premtuar, por edhe diçka më tepër.