I humbi paratë, 34 vjeçari nga Turqia “kërcënoi” punonjësit e kazinosë

Më 17 nëntor 2024, në orën 03:00, policia nga SPB Shkup arrestoi O.G. (34) nga Republika e Turqisë, sepse ai u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi me një mjet të mprehtë punonjësit e një kazinoje në rajonin e Qendrës në Shkup, njofton Pancensure.

Personi u mbajt në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse ndaj tij.