“Shqiptarët kanë në krye njëlloj si në ’44, që vegla e terroristit Dusha Mugosha dhe Miladin Popoviç mori të gjitha pushtetet, sot një argat i shpifur i Aleksandër Vuçiç kontrollon të gjitha pushtet në Shqipëri”, u shpreh kreu demokrat ne fjalën tij në ceremoninë e organizuar nga Unioni i të Burgosurve politike.
Berisha: Çdo atdhetarë shqiptar që ndjen dashurinë më minimale, për këtë tokë dhe këtë vend, duhet të mendojë për një çast se në cilin pushtim të egër që kemi njohur ne, shqiptarët kanë braktisur vendin në një hark kohor 8 vjeçar, në masën 40 për qind të tyre? Kurrë ndonjëherë.
Përveç kësaj, shqiptarët kanë në krye njëlloj si në ’44, që vegla e terroristit Dusha Mugosha dhe Miladin Popoviç mori të gjitha pushtetet, sot një argat i shpifur i Aleksandër Vuçiç kontrollon të gjitha pushtet në Shqipëri.
Dhe mbahet në pushtet dhe lavdërohet vetëm e vetëm se është një armik i egër i Kosovës, i pavarësisë së saj, i gjakut të derdhur për lirinë e saj, i qeverisë së saj.
Besoj se, edhe në këtë kontekst, si shqiptar me një dashuri minimale të themi për Shqipërinë, kemi detyrim të shumëfishojmë forcat kundër kësaj diktature bandash, droge dhe krimi, për shpëtimin e Shqipërisë.
Për ta mbyllur, dhe njëherë me nderimin tim më të thellë për martirët e masakrës tetor-nëntor 1944, për martirët që ranë për tu bërë të pavdekshëm në diktaturën më të egër që Europa njohu gjatë 46 viteve, familjet e tyre, të përndjekurit politikë, dhe ti garantoj se PD ndihet pafundësisht e detyruar ndaj kontributit të tyre, edhe në vetë ekzistencën e kësaj partie në momente të saj kritike.
Dhe se, çështjet themelore të kësaj shtrese të nderuar, do të jenë çështje kryesore të programit të saj.
Nderim përjetë kujtimit të martirëve të masakrës së tetor-nëntorit të terrorit të kuq në Tiranë.