
Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite vranësitë do të zvogëlohen dhe moti do të jetë i kthjellët deri në fund të ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë Vardarit do të fryjë erë herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor, sidomos paradite. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme në mëngjes me periudha me diell. Pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.