
Me datë 15.11.2024 në ora 21:37 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën “Tode Mendol” në Kumanovë, një shtëpi e braktisur në pronësi të F.A., i cili ndodhet jashtë shtetit, është përfshirë nga zjarri, transmeton Lideri.mk. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Kumanovë dhe nuk ka persona të lënduar.