
Dy të rinjtë që u vranë të mërkurën në një lokal në Klinë, varrosen sot.
Ceremonia mortore do të nis nga ora 13:00, në varrezat e fshatit Jashanicë.
“Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen me 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftimin e familjes.
Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa i dyshuari u dorëzua më pas në polici, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.