Shkup, u mbajt memorial për veprimtarin Tahir Hani

Në Institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve u mbajt takim komemorativ në nder të veprimtarit për çështje kombëtare Tahir Hani. Në këtë memorial, miq dhe familjarë të shumtë ishin prezent, të cilët thanë edhe disa fjalë për jetën dhe veprën e Tahir Hanit, ndër ta edhe Elmi Reçica, ish i burgosur politik, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Florian Qehaja si dhe djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi.

Jemi mbledh sot për të kujtuar një njeri shumë të nderuar, një njeri i cili asnjëherë nuk është ndalur së luftuaru për çështje kombëtare. Tahir Hani me lëvizjen shqiptare kombëtare e cila ka mbajt gjallë frymën, ka mbajt gjall zjarrin e rezistencës, që pastaj është rritur dhe zhvilluar është fuqizuar, dhe kanë lindur ushtritë tona çlirimtare që kan arrit në fund të shekullit të kaluar e në fillim të këtij shekulli. Tahiri ka qenë në të gjitha këto procese, e kemi pas mik dhe shok, un e kam njoft që nga viti 1982, e kam njohur përmes formave të ndryshme, si student që ka qenë aktiv për çështjet kombtare.” – tha Elmi Reçica, ish i burgosur politik, mik i afërt i Tahir Hanit.

Edhe ambasadori i Kosovës ishte prezent në takimin komemorativ, i cili mori fjalën dhe shprehu lavdi për veprimtarinë e Tahir Hanit për çështjen e Kosovës.

“Në emrin tim personal por edhe në emrin e shtetit të Kosovës më lejoni që të përcjell ngushllimet tona për veprimtarin Tahir Hani. Kam pas fatin ta njoh nga afër zotin Hani, jemi taku dhe më ka lënë përshtypje modestia e tij. Tahir Hani për Kosovën ka dhënë kontriut të çmuar. Për shkak të kontributit të tij, ne sot kemi ambasadat tona këtu, kemi detyra shtetërore, të gjith veprimtarët e kanë pasur ëndërr këtë dhe kjo është bër realitet. Lavdi Tahir Hanit dhe të gjithë veprimtarëve të tjerë.” – u shpreh Florian Qehaja, ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Fjalën e mori edhe Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të madh për çështje kombëtare Adem Demaçi. Ai tha se nuk e ka njohur personalisht Tahir Hanin, por e njeh nga babai i tij, me të cilin Tahir Hani gjithmonë është konsultuar dhe kanë bashkëpunuar për çështje të ndryshme kombëtare.

“Un kam ardhur për ngushllime, nuk mund të flas shumë se kam ndejt shumë pak me të, por baba ka ndejt shumë, dhe bashkvuajtësit e tyre. Disa thonë që burgu për ata që u burgosën ishte edhe akademi apo shkollë e veçantë dhe thonë se kan pas fat që kanë qenë në burg, por e dinë ata a kan qenë fatlum ose jo. Megjithatë kontributi i tyre ka qenë i madh, gjithmonë të gatshëm për çështje kombtare.” – tha Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit.

Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në Veleshtë të Strugës. Gjith jetën e tij ia ka kushtar çështjeve kombëtare, ka edhe një karrierë të gjatë në shërbimin publik dhe politik. Ai ndërroi jetë më datë 7 Nëntor, 2024.