Niveli i ndotjes në pothuajse gjithë vendin vazhdon të jetë i lartë. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka theksuar se ndotja e ajrit nuk është problem që mund të zgjidhet për 4 muaj qeverisje. Kjo parti akuzon pushtetin e kaluar LSDM-BDI se për 7 vite në pushtet nuk kanë bërë asgjë dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë sistematike të cilat do të duhet të jepnin efekt deri më tani. “Qeveria e udhëhequr nga VMRO në mënyrë serioze dhe të përkushtuar punon për zbatimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemin me ajrin e ndotur. Ajri, më së shumti është i ndotur gjatë dimrit, me fillimin e sezonit të ngrohjes, që e bën të qartë se mënyra e ngrohjes së amvisërive është një ndër arsyet e ndotjes. Për këtë qëllim Qeveria veçmë ka realizuar një nga masat për subvencionimin për invertorë për qytetarët”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Ndërkohë opozita prej ditësh drejton akuza të shumta në drejtim të pushtetit për mosmarrjen e masave për ndotjen alarmante. /Alsat.mk