
Alsat mëson ekskluzivisht se ish kryeshefi i sektorit të armëve në Shkup, Kire Danevski është i përjashtuari i parë në mesin e 15 zyrtarëve policorë të cilët u larguan nga MPB mbi konstatimet e kontrollit të brendshëm se kanë dhënë leje për armë në mënyrë jo ligjore. Bashkë me Danevskin është edhe struktura organizative e nën kompetencën e tij të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë shpërdoruar me detyrën zyrtare duke proceduar kërkesa pa plotësimin e kushteve ose duke i mbajt pezull kërkesat me vite.