
Është arrestuar ministri kroat i shëndetësisë Vili Berosh, në kuadër të një aksioni të gjerë kundër korrupsionit. Mediat kroate njoftojnë se bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve për neurokirurgji, të cilat dyshohet se janë paguar tepër. Zyra kombëtare policore kundër korrupsionit dhe krimit tha se arrestimet e sotme janë rezultat i një hetimi paraprak. Aksionet u kryen në zonën e Zagrebit dhe Skradinit. Pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, Zyra kombëtare policore kundër korrupsionit do të marrë vendim për veprime të mëtutjeshme.