Tragjedi e madhe, burrë e grua u dogjën në shtëpinë e tyre në Moranë të Shkupit

Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre u dogj në një zjarr te vikend shtëpizat në Moranë të Shkupit. Fatkeqësisht, fqinjët nuk kanë mundur t’i ndihmojnë pasi në lagje nuk kishte ujë për shkak të një defekti në rrugë, transmeton Lideri.mk.

Zjarri ka shpërthyer herët në mëngjes dhe fqinjët kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Megjithatë, përpjekjet e banorëve vendas për të shuar flakët dështuan, pasi uji ishte i padisponueshëm. Zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur trupat e dy të vdekurve, të cilët nuk kanë arritur të shpëtojnë nga zjarri.

– Sot herët në mëngjes rreth orës 4 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Morani gjatë fundjavës është djegur një shtëpi në lagjen në pronësi të R.N. (66). Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe një ekip i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. Në shtëpi janë gjetur dy trupa dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat janë dorëzuar për obduksion. Zjarri është shuar në orën 09:30 – ka thënë policia për Plusinfo.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.