Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot, më 14.11.2024, në orët e mëngjesit, është shpërthyer një bombë në oborrin e një shtëpie në lagjen Këramidnicë të Shkupit.
„Sot, më 14.11.2024, në orën 09:20, është hedhur një mjet shpërthyes në një oborr në lagjen Këramidnicë. Si pasojë e shpërthimit, R.T. ka pësuar lëndime dhe është transportuar në Spitalin e Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për hetimin e rastit“, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në mënyrë jozyrtare, mësohet se personi i lënduar është Rade Trajkovski, i njohur si Shtekli.