Dauti-Saliu: Luftëtarët e UÇK-së të trajtohen si “branitellat”

Nuk ka zgjatur shumë debati në Komisionin për Politikë Sociale me të cilën udhëheq, Ilire Dauti.Edhe pse në rend dite kishte pika tjera , branitellat ishin shkaku I ndëprejes së seancës nga ana e kryetares Dauti. Deputetja e LSDM Jovana Trencevska kërkoi fillimishtë të debatohet për ligjin e branitellave që shkaktoi ndërprerjen e seancës.

“Në përputhje me të drejtën time si deputete për plotësim të rendit të ditës në këtë seancë kërkoj që si pikë e parë të vendoset propozim ligji për të drejtat e forcave të sigurisë” – tha Trençevska.

“Ne kemi thënë që kemi nevojë shtes për të gjithë ju keni insistuar shoqëri për të gjithë. Fundja, çdo e keqe ka një të mirë, e keqja është që nuk arrini ta kuptoni se shqiptarët ose ushtarët e UÇK-së duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ligjin të cilin ju e keni mirëpo është e mira që në sy të opinionit keni mundësi të paraqiteni dhe të ju njohin shqiptarët spaku ata 50 mijë shqiptarë të cilët ju votuan në vitin 2016-të më pas edhe në vitin 2020” – tha Ilire Dauti.

Edhe VLEN është kundër përfshirjes së propozim ligjit të Branitellave në rend dite në Komision. Thonë se ndajnë të njejtin qendrim me kryetaren e Komisionit dhe thonë se edhe ata janë për përfshirjen e ish ushtarëve të UÇK-së në propozim ligj.

“Nuk mund të futet ai ligj për braniteallat në Kuvend nëse në atë ligj në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë nuk përfshihen edhe veteranët e UÇK-së. Nuk mundet që njëra palë e cila është pjesë e konfliktit të gjithë ato të drejta të garantuara sot me ligj një ligj që tashmë e dijmë se disa herë ka kaluar në Kuvend dhe fatkeqësisht është toleruar edhe nga partitë politike shqiptare të përfshijë një kategori e të diskriminojë një kategori tjetër. Jemi thellësisht të shqetësuar për vet faktin se sot pjestarët e UÇK-së janë në gjendje të mjerueshme” – tha Imerlie Saliu.

Ndryshe, është seanca e tretë e Komisionit për Politike Sociale që ndërpritet pas kërkesës që të përfshihet dhe diskutohet për ligjin e Branitellave.