Policia arrestoi 45 vjeçarin e dënuar me 20 vjet burg

I dënuari me 20 vjet burg, u arrestua në Shkup nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Në momentin e arrestimit, te ai ishin gjetur dokumente udhëtimi kroat të falsifikuar, letërnjoftim dhe patentë shofer, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga Ekipi Operativ për Ndjekje pranë  SPB Shkup kanë privuar nga liria personin  D.B. (45) nga Shkupi, i cili me urdhërarrest qendror kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vitesh”, raportoi Policia.

Ai është i dënuar me 20 vjet për “vjedhje”, vepër penale e dënueshme në bazë të nenit 235, paragrafi 1 nga Kodi Penal.