Dikur odat (dhomat), e burrave në trojet shqiptare, kanë qenë shumë të famshme, në të cilat sipas traditave shqiptare, janë prit musafirët, janë marrë vendime të ndryshëm, kanë, kanë kënduar këngë, kanë bërë humor, kanë luajtur lojëra të ndryshme dhe shumëçka tjetër, por, sot ato oda i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe nuk praktikohen më!
Që të ruhen dhe në kurbet, traditat, doket, zakonet, arti, kultura, që janë ruajtur dhe trashëguar brez paas brezi, më 20 tetor 2020, në Otelfingen, kanton Cyrih të Zvicrës, u themelua “ODA KËRÇOVARE”, që këto vlera kombëtate, të përcillen edhe te brazat që vijnë pas. Themeluesit e Odës Kërçovare në shtetin Helvetik janë: Argjend Lika, Haki Hajroja, Mefmet Çupi dhe Agron Hamiti.
Oda Kërçovare në Zvicër, e cila është një ekspozim i vërtetë i traditës shqiptare tipike kërçovare, ka për qëllim të jetë si një urë lidhëse mes kurbetçarëve kërçovarë, e cila është në koordinim me shoqatat kulturore dhe ato humanitare kërçovare. Aty kultivohet kënga folklorike, tregohen tregime epike, fëmijët e kurbetçarëve kanë mundësi të mësojnë të luajnë në veglat muzikore tradicionale shqiptare, si çiftelia, sharkija, fyelli, dahirja, etj.
Kjo odë e bukur, është e stolisur me zbukurime disa prej tyre mesjetare, me flamuj kombëtar, me fotografi të figurave më eminente kombëtare, veshje kombëtare tipike kërçovare, vegla tradicionale shqiptare, dhe shumë sende tjera që i përkasin një ode shqiptare.
Kjo odë e famshme, shpeshherë organizon edhe mbrëmje muzikore, e cila fton aktorë, këngëtarë, humoristë të mirënjohur nga estrada mbarë shqiptare, por, jo vetëm, oda fton edhe njerëz intelektualë si musafirë të saj nga vendlindja, e cila të pranishmive u shtron darkë solemne tradicionale. Vlen të ceket se Oda Kërçovare, për kontributon e saj, është dekoruar me ca mirënjohje dhe shpërblime, nga institucione të ndryshëm, që kanë vlerësuar kontributin e saj.
Oda Kërçovare në Zvicër, ka edhe rregulloren e saj, të cilën mun ta lexoni në vebfaqen e saj, që është; odakercovare.com . Anëtarësimi është i lejuar vetëm për shoqatat kërçovare, është i ndaluar konsumimi i pijeve alkoolike, nuk lejohen tubime dhe organizime politike, gjatë këndimit, ndalohet inçizimi dhe postimi direkt në rrjetet sociale nën logon e Odës Kërçovare, pa lejen e kryesisë së saj, etj.
Oda Kërçovare në Zvicër, me shumë sukses udhëhiqet nga:
Kryetari: Haki Hajroja
Nënkrytari: Mefmet Çupi
Arkëtarja: Allma Lika
Organizatori: Argjend Lika
Studio: Demir Basha
Anëtarët e këshillit:
Gazmend Limani
Lulzim Ahmeti
Bashkim Baftiri
Otelfingen – ZH, shtator 2023