
Në Kuvend gjegjësisisht në Komisionin për Zagjedhje dhe Emërime janë emrat e kandidatëve për anëtarë në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, transmeton TV21. E për këtë ka reaguar deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti.
Dauti në fjalën e saj tha se në listën e kandidatëve për anëtarë në ASHMAA ka persona të cilët janë të njohur për opinionin, dhe si Aleancë për Shqiptarët dhe Front Europian nuk do të lejojnë politizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.