Paraqitjet dhe golat fantastik në Ligën e kampionëve të Azisë dhe në kampionatin e Koresë së Jugut-“K League 1” me skuadrën e tij Gwangju FC ka bërë që interesimi për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, të rritet edhe më shumë, shkruan Open-TV.
Duket e pabesueshme, por Open-TV mëson ekskluzivisht se për majtakun shkupjan është interesuar edhe trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho. Trajneri i njohur portugez e ka pëlqyer shumë lojën e Asanit dhe dëshiron që ta sjell ate te gjiganti turk. Por, nuk është vetëm Fenerbahce që ka shprehë interesim për shërbimet e tij, pasi në garë është edhe një skuadër tjetër e njohur nga Superliga e Turqisë.
Ofertat për fantazisitin shqiptar, megjithate këtu nuk përfundojnë. Open-TV poashtu merr vesh se disa klube të njohura në Korenë e Jugut dhe në Japoni me çdo kush e dëshirojnë 29-vjecarin, por dëshira e lojtarit të Kombëtares është të luaj në Europë.
Më herët është folur për një kalim të Asanit te Las Palmas në Spanjë, ofertë kjo që vazhdon të jetë aktuale.
Jasir Asani ka kontratë me Gwangju FC deri në dhjetorin e vitit 2025, por gjasat janë të mira që gjatë këtij dhjetori të lihet i lirë nga klubi aktual.
Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar nëntë gola me Gwangju FC.
Asai tani ndodhet në grumbullim me kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës, të dyja në “Air Albania” në Tiranë.