
Ardita Dani, kryetare e Degës së BDI në Kërçovë ka mbajtur fjalim në takimin që partia e integristëve është duke e mbajtur në Kërçovë!
Ajo ka akuzuar koalicionin shqiptar në Qeveri, VLEN-i se “qindra shqiptarë i ka lënë pa kafshatën e bukës” dhe se të “rinjtë i nxori në rrugë”, duke akuzuar për përjashtim nga puna të “atyre që nuk mendojnë si VLEN-i”.