
Më datë 10.11.2024 në ora 16:00 në SPB Shkup, një 36-vjeçar ka raportuar se rreth orës 13:20 në oborrin e shtëpisë familjare në zonën e Shuto Orizarit, ai dhe një femër 31-vjeçare janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij E.I (35) nga Shkupi, me të cilën një kohë të gjatë nuk kanë jetuar bashkë . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës, njoftoi policia.