
Gjatë daljes nga vendi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, doganierët e Maqedonisë parandaluan kontrabandën e 60 ‘stekavd’ të cigareve, të cilat një shtetas kosovar ka dashur t’i nxjerrë ilegalisht nga vendi dhe t’i dërgojë ilegalisht në Londër përmes rrugës ajrore. Gjatë kontrollit të bagazhit të pasagjerit janë zbuluar ‘stekat’ e cigarevs.
Cigaret janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa ndaj pasagjerit është inicuar procedurë për kundërvajtje.