Arrestohen dy të dënuar që kishin ikur nga burgu i Kumanovës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy të arratisur nga burgu i Kumanovës, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se dy personat tashmë janë dorëzuar në burgun e Kumanovës.

“Është privuar nga liria F.J.(28) nga Radovishi, i cili kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Kumanovës. F.J. u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprat penale “vjedhje e rëndë”, “rrezikim i sigurisë në komunikacion” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë” dhe duhej të edhe vuante dy vjet, katër muaj e 22 ditë burg”, thuhet në njërin njoftim të MPB-së.

“Është privuar nga liria F.Sh (40) nga fshati Zërnovc, komuna e Zërnovcit, i cili kërkohej me urdhër arrest për arratisje nga Burgu i Kumanovës. F.Sh. është i dënuar me dy vjet e pesë muaj burg për veprën penale “falsifikim dokumenti”, ndërsa i kanë mbetur gjashtë muaj e 22 ditë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin tjetër të MPB-së.