Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Klinikës për Sëmundje të Syve gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së.
Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se, sipas Revizionit të Klinikës më 2022, në bazë të participimit të papaguar për mjekim, buxheti është dëmtuar për 3.9 milion denarë.
“Pas kontrollit të detajuar në dokumentacionin e ESHR janë konstatuar se për 2.4 milion denarë me vonesë janë dorëzuar konfirmimet për lirimin nga participimi, por për të njëjtët nuk është dorëzuar dokumentacion mbështetës. Udhëheqësia LSDM-BDI në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka punuar jashtë procedurave ligjore, duke dëmtuar Klinikën. Nëse e dijmë se për periudhën për një vit, për të cilin është bërë Revizioni, buxheti I Klinikës është dëmtuar për 3.9 milion denarë, atëherë çfarë është bërë për 7 vite aq sa LSDM-BDI kanë udhëhequr. I bëjmë thirrje PTHP-së ta marrë Raportin e Revizionit të ESHR-së për Klinikën për Sëmundje të Syve dhe të inicojë procedurë. Përgjegjësi patjetër të ketë”, deklaroi Brane Petrushevki nga VMRO-DPMNE.