
Një 67-vjeçar nga Shkupi është ndaluar nga policia pasi i njëjti ka vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se shoferi nga Shkupi po drejtonte një veturë të tipit “Mercedes”.
“Me datë 08.11.2024, në ora 19:25, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë kanë ndaluar V.T. (67) nga Shkupi, pas kallëzimit të mëparshëm se me veturën e tij të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, në autostradën Tetovë-Shkup, ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, nga pika pagesore në Tetovë deri në pikën pagesore në Zhelinës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm në komunikacion”, thonë nga MPB.