1.
Edhe shiu vjen nga mali
në majat e tij qielli dremit
s’është se, e ka nga halli
aty jetojnë Perënditë…
2.
Nga mali frynë era e Pranverës
njëlloj siç vjen aroma e lirise
aty i numërohen ditët Verës
kur Vjeshta zbret para shtëpisë…
3.
Aty së pari zbrazen retë
edhe fillin e zënë rrëketë
sikur asgjë të mos ketë
mali do të mbetet jetë…
4.
Shtëpitë aty i ngrenë Zanat
grykës ku burojnë lumenjtë
aty rriten të egërta thanat
nga ku marrin ngjyrë përrenjtë…
5.
Drenushat aty i hedhin vallet
Legjenda rrënjët nga mali i qiti
me to u rritën dhe Shtojzavallet
trimeria flamurin aty e ngriti…
Ibrahim Abedini-P.S
2024/ Nëntor