🔴👏 “Pasi u bëra president, i kërkova disa prej truprojave të mi të shkonim për një shëtitje në qytet. Pas shëtitjes, shkuam për drekë në një nga restorantet më të njohura të qytetit, ku secili prej nesh porositi atë që dëshironte. Pas pak, kamarieri na solli menutë, dhe atëherë vura re se në tavolinën përballë ndodhej një burrë që priste t’i shërbenin. Kur iu shërbye, i kërkova njërit prej truprojave të mi t’i thoshte zotërisë që të bashkohej me ne. Truproja shkoi, dhe burri mori pjatën e tij, duke u ulur pranë meje. Ndërsa hante, duart i dridheshin dhe nuk ngrinte kokën nga pjata asnjë moment.

Kur mbaruam së ngrëni, ai më përshëndeti pa më parë në sy; unë ia shtrëngova dorën dhe u largova. Një prej truprojave më tha: “Madiba, ky burrë duhet të jetë i sëmurë, sepse dridhja e duarve nuk iu ndalua për asnjë moment.”

“Jo, aspak,” u përgjigja. “Dridhja e tij kishte një tjetër arsye.” Ata më shikuan të habitur, dhe unë u thashë: “Ky burrë ishte një ndër gᶏɾdianët e buɾgut ku kam qenë unë. Shpesh, pas toɾtuɾᶏve që më bënin, unë ulërija dhe kërkoja ujë, dhe ai vinte, qeshte me mua dhe më uriŋonte në kokë. Ai nuk ishte i sëmurë; ai ishte i trembur dhe dridhej nga frika, sepse tani që unë jam president i Afrikës së Jugut, mendonte se do ta burgos dhe do të bëja të njëjtat gjëra që ai më kishte bërë mua. Por unë nuk jam i tillë; kjo sjellje nuk është pjesë e karakterit dhe etikës sime. Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtete, ndërsa ato që kërkojnë pajtim ndërtojnë kombe.”

Nelson Mandela 👏