Studimi/ Tre deri në pesë amerikanë mendojnë se Trump do të tërheqë qeverinë më thellë në borxhe

Më shumë se tre deri në pesë amerikanë mendojnë se Donald Trump do ta tërheqë qeverinë amerikane më thellë në borxhe kur të marrë detyrën nga Joe Biden, sipas një studimi të ri.

Sondazhi i ri nga Reuters/Ipsos zbulon se 62% e të anketuarve thanë se ka të ngjarë që politikat e Trumpit “do ta shtyjnë borxhin kombëtar të SHBA-së më lart”.

Në nivel partie, 94% e të anketuarve demokratë dhanë këtë përgjigje, krahasuar me 34% të republikanëve, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se borxhi i qeverisë, i cili aktualisht qëndron në rreth 35 trilion dollarë, ishte parashikuar kryesisht të rritet nën secilin nga kandidatët e zgjedhjeve, sipas analistëve politikë.

Megjithatë, Kamala Harris pritej të shtonte më pak borxh se Trumpi.

Ndryshe, planet e Trumpit për ekonominë amerikane përfshijnë ulje taksash për bizneset, punëtorët, si dhe tarifa gjithëpërfshirëse për importet.