Historia e Gjuhës Shqipe..!

Shqiptarët flasin dhe shkruajnë një gjuhë që është shumë e veçantë dhe ndër gjuhët më të vjetra të Ballkanit dhe të Evropës. I takon familjes së gjuhëve Indoevropjane që kishte lidhje diku më të afërt dhe diku më të largët me gjuhë të tjera të gadishullit Balkanik dhe jashta tij. Jënë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me thrrakishten.

Nga shumë teori që jënë përmendur deri më tani mbi origjinën e ilirëve dhe ilirishtes, padyshim teorija më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai thotë se nga Pellazget dhe pelazgjishtja rrjedhin parailirët, protoilirët, ilirët e lashtë dhe ilirët me gjuhën e tyre ilirishten. Ky ka qenë një priqes shumë I gjatë I lindjes së ilirëve dhe ilirishtes thotë ai.[1]

Kjo vërtetohet duke studjuar hulumtuar dhe analizuar mbeturinat materijale të zbuluara në varrezat dhe themelet e objekteve të lashta që i kanë përdorur Ilirët dhe duke studjuar gjuhët të cilat gjuhë i kanë përdorur popujt e lashtë dhe së bashku me ta edhe gjuhën e Ilirëve.

Shkënctarët si Straboni, Julius Pokorni, Qiro Truhellka duke hulumtuar origjinën e Ilirëve kan ardhur në përfundim se Ilirët kan origjinën nga Pellazgët dhe ata nga një popull shumë i lashtë parapellazgjik që kanë jetuar në Azinë Qëndrore ose Veri të Indisë- Arianët, të cilët në fillimi te kohës së Bronxit kanë filluar të shkëputen nga vendbanimi i parë dhe të dynden drejt perëndimit. Në Evropën Perëndimore dhe Jugore takohen me popullatë vendase dhe pas një kohe të gjatë vjen deri te përzierja e tyre, dhe lindja e një populli të rinjë që në histori njihet me emrin Pellazgët.

Gjuhtarët mendojnë se Arianët në gjuhën e tyre kanë përdorur fjalë që jënë të gjuhëve japetike e që jënë të ngjajshme me të shqipes, kuptojmë se të njejtën gjuhë e kanë përdorur pellazget dhe Ilirët.

Duke u mbështetur në vërtetimet gjuhësore dhe dëshmitë historike, vërtetohet se shqiptarët bëjnë pjesë në bashkëfisërinë Japetike dhe nga ana tjetër, se jënë pasardhës të vërtetë të Arianëve prej të cilëve lindin Pellazget dhe prej tyre Ilirët.

Gjeografi i njohur Straboni ka thënë se Pellazgët kanë qenë një fis i madh ose një shtet i madh e që kanë qenë stërgjushërit e shqiptarëve të sotëm dhe kanë qenë të përhapur edhe në Azinë e vogël, në Thrraki, Maqedoninë antike, Epir, tërë Ilirinë. ishujt e Detit Mesdhe, Greqi, e Itali.

Historiani bizantin Julius Pokorny mendon se Ilirët kanë lindur dhe jënë formuar në fillim rreth lumit Iler në Gjermani dhe me vonë dynden në Ballkan, dhe nga ky lum e marrin edhe emrin Ilirë dhe gjuha e tyre Ilirishte.

Arkeologu nga Bosna, Qiro Truhelka mendon se emri Ilir spjegohet me fjalën shqipe të jeshë i lirë dhe se gjuha shqipe ka qenë ajo që e kanë përdorur ilirët dhe se emri Ilir është i kohës pellazgjike ose edhe ariane.[2]

Një varg dietarësh të shquar, historianë, arkeologë e gjuhtarë kanë sjellur një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe e ka dhën gjuhtari jonë I shquar, Eqrem Qabej i cili ka sjellur edhe argumente të fuqishme shkencore në mbështetje të tezës ilire.[3] Ai në studimet e tija ka dhën tri teori rreth origjinës së shqipes e që jënë këto:

-Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët dhe shqipja nga Ilirishtja
-Shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga Thrrakët dhe thrrakishtja
-Shqiptarët jënë përzierje Ilirothrrakase dhe gjuha shqipe është përzierje ilirothrrakishte.

Eqrem Qabej thotë se shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire dhe nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga viset e tjera në trojet e sotme dhe një pjesë e elementeve gjuhësore si emra vendesh, fisesh, njerzish etj, janë njohur si ilire, dhe gjejnë shpjegim vetëm me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve Ilire-shqiptare të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolse dhe marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër, latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.. Edhe të dhënat arkeologjike dhe materijale e shpirtërore dëshmojnë se ka vijimsi kulturore nga Ilirët antikë tek Arbërit dhe Shqiptarët e sotëm.

[1], Alojz Benac, “Iliri, Protoiliri, paleoiliri i Iliri” Sarajevo, 1966
[2], Ilmi Veliu, Autotët antik që shkruan per Iliret”, Kërçovë, 1994.
[3], Eqrem Qabej, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Tiranë, 1976.
Shkruar nga Ilmi Veliu