Është zhdukur një grua në Shkup, familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Është zhdukur Lidija Trajkovska nga Jurumleri i Shkupit, njoftojnë në Facebook vëllai i saj Ace dhe vajza e saj Martina. Ata kërkuan çdo informacion të mundshëm nga qytetarët që mund ta kenë vërejtur. Lidija është largua nga shtëpia familjare rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm, transmeton portali Lideri.mk dhe më pas i humbi çdo gjurmë. Ajo nuk ka marrë me vete as dokumente personale dhe as celular.

“Motra ime eshte zhdukur, ju lutem më kontaktoni në numrin 078/431-680 për çdo informacion. Gjurmët e saj humbën në udhëkryq në Jurumleri”, ka shkruar Ace Jocic në profilin e tij në Facebook dhe ka shpërndarë një foto të motrës së tij.

Vajza e Lidijes, Martina Trajkovska, tregon se ajo është një nënë, bashkëshorte, punëtore e përkushtuar pa asnjë problem shëndetësor.

“Asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë, të gjithë jemi të habitur dhe kërkojmë ndihmë për të gjetur nënën tonë. Ajo është një grua familjare, e punësuar në Tinex, ka dalë nga shtëpia rreth pesë të mëngjesit, ndërsa motra dhe babai im ishin ende duke fjetur. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, kjo është një tronditje e madhe për të gjithë ne e sidomos për nënën tonë dhe menjëherë e kemi denoncuar rastin në polici”, ka shkruar Martina.