
Më datë 06.11.2024 në ora 11:28 në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në rrugën rajonale Prilep-Krushevë, në afërsi të vendit të quajtur “Begova livada”, automjeti i pasagjerëve Opel me targa të Prilepit, i drejtuar nga S.T. nga Prilepi ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra, drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton Lideri.mk.
Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga policia e Prilepit