
Kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në Facebook i ka uruar fitoren Donald Trump në zgjedhjet amerikane, përcjell TV21. Mickoski ka shkruar se uron presidentin Trump dhe gjithë popullin amerikan, në emër të tij dhe të popullit në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike. Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, që do të vazhdojë të forcojë stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar mes tjerash Mickosk