
Zjarr në qendrën tregtare të Strugës. Flakët përfshinë kulmin e bezistenit ku ishin të vendosura disa apartamente. Në shuarjen e zjarrit u angazhuan 2 automjete dhe 11 zjarrfikës, të cilët frenuan përhapjen e flakëve në objektet e tjera që gjenden të qendrën tregtare. Ndërsa ekipi i televizionit Alsat ishte në terren, zjarri u lokalizua por tymi vazhdonte të përhapej nga kulmi i objektit. Bezisteni i Strugës po shkatërrohet ngadalë pasi nuk investohet në mirëmbajtjen e tij, edhe pse në të gjenden 315 objekte afariste.