
Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9 në afërsi të fshatit Ribartsi, në rrugën rajonale Kavadar – Rosoman.
Lajmin e ka konfirmuar Ndihma Mjekësore në Kavadar.
“Tre personat janë transportuar në Spitalin e Kavadarit”, theksuan prej atje.
SPB Veles ka konfirmuar se në vendngjarje është duke u kryer ekspertizë, pas aksidentit në mes dy veturave.