
Një burrë nga Struga u gjet i vdekur në një motel në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme informon se një banor 48-vjeçar nga Struga është gjetur i vdekur në një motel në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
“Më 02.11.2024, në orën 16:48 në SPB Shkup është raportuar se në një motel në zonën e Gjorçe Petrov është gjetur një burrë (48) nga Struga i vdekur,” thonë nga policia.
Vdekja është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë, dhe një ekip nga NJN KOPS dhe nga EUMNA ka kryer inspektimin në vendngjarje.
Për rastin është informuar prokurori kompetent, dhe me udhëzimin e tij, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.