BDI me akuza të ashpra ndaj Izet Mexhitit
BDI u reformua me ikjen e Izet MegaWin Mexhitit, zgjedhje për ta ndal poshtërsimin e shqiptarëve
3 Nëntor, 2024 Less than a minute
“BDI ka treguar në praktikë se reformat më të mëdha dhe të thella ndodhin kur elementët e kriminalizuar largohen vetë nga partia.
Shembulli më i qartë është largimi i kryebosit të krimit urban dhe shërbëtorit të industrisë së bixhozit, Izet “MegaWin” Mexhiti, i cili e kuptoi se aktivitetet e tij kriminale nuk kishin hapësirë dhe nuk mund të prosperonin më brenda BDI-së sepse nuk e kalonin vetingun partiak e shtetëror.
Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj pastrimit dhe forcimit të radhëve tona për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një politikë të pastër dhe të ndershme.
Ata që sulmojnë BDI-në me komunikata të shkruara nga pronarët e tyre VMRO DPMNE dhe të përkthyera në shqip, duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të destinuara të dështojnë përballë vendosmërisë sonë për integritet dhe progres.
Ata që duhet të bartin përgjegjësi janë në kuadër të Qeverisë, i keni në krah të djathtë, dhe ju i “reformuat” nga kriminel në xhentëllmen.
Të gjithë ata u zotuan publikisht në muajin maj që po që se humbasin një votë më pak, do të dorëhiqen nga partitë e tyre, por nuk e mbajtën fjalën.
Njejtë, u zotuan që nëse nuk ndryshohet kushtetuta për 6 muaj, do të largohen nga qeveria, prap gënjyen. Vetëm zgjedhjet e përbashkëta e ndalojnë këtë pandemi të gënjeshtrave, dështimeve dhe poshtërsimit të shqiptarëve nga vazalët e ditës së sotme, prandaj mos u frigoni dhe ejani të matemi” – thuhet në kumtesën e BDI-së.